Partia e Lirisë-KQZ-së: Sali Berisha është drejtuesi i koalicionit ”Bashkë Fitojmë”

Pas debatit për koalicionin mes Berishë dhe Metës, përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Endrit Brahimllari i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një shkresë me të cilën e informon se kryetari i koalicionit opozitar është Sali Berisha.

Me publikimin e modelit për fletën e votimit për kandidatët për Këshillat Bashkiakë, përbri numrit një në listë që është koalicioni “Bashkë Fitojmë” mungonte emri i drejtuesit të koalicionit.

Ky detaj u përdor nga socialistët të cilët nuk ngurruan që gjatë takimeve elektorale të përmendin që “asnjë demokrat nuk do ta donte emrin e Ilir Metës si drejtues në fletën e votimit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në marrëveshjen për krijimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” specifikohet se drejtuese politike e koalicionit është Partia Demokratike, e përfaqësuar nga organet drejtuese të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?