Partitë politike shqiptare që kanë më shumë dosje lobimi në SHBA

Gjatë 32 viteve të demorkacisë, ka pasur 39 dosje lobimi në SHBA, nga politikanë dhe parti shqiptare. Gazetari i “Euronews Albania”, Ardit Hoxha thotë se i pari që loboi në SHBA, ishte zv.kryeministri, Adyl Xhaja. Për të Partia Demokratike ka 15 dosje lobimi, teksa dosje kanë edhe Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë.

“I pari që rezulton në dosjet e departamentit të drejtësisë, që ka lobuar për shtetin shqiptar në SHBA, është zv.kryeministri i periudhës së qeverisjes së parë demokratike, zoti Abdyl Xhaja, i cili ka lobuar në vitin 1992, është kontrata e parë e lobingut. Është zyrtare, janë kontrata lobingu që figurojnë në departamentin amerikan të drejtësisë dhe nuk flasim për asgjë të paligjshme.

Zoti Xhaja ka bërë lobingun që kompanitë amerikane të rrisnin ndikimin e tyre për industrinë e tapeteve. Ka lobuar që në Shqipëri, në vitin 1992 të modernizohej apo të përparohej ajo industri që e kishim. Janë në total 39 dosje lobingu, parti, por edhe individë të veçantë, politikanë shqiptarë kanë bërë lobing.

Kontratat më të mëdha të lobingut i takojnë të djathtëve, janë 15 kontrata lobingu të bërë nga drejtues të PD, vetë PD, por edhe funksionarë që mund të ketë pasur PD. Më pak ka bërë pjesa e majtë, Partia Socialiste. Në 39 dosjet, spikat që edhe LSI, tanimë Partia e Lirisë ka pasur një shtim të kontratave të lobingut, sidomos në periudhën 2012-2019”, theksoi ai.

SHKARKO APP