Pas 15 muajsh asnjë ndërtesë e përfunduar, por Rama “ndez dritat”: Thumana sonte është si Shqipëria sot, në çdo sektor

Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga propaganda dhe e shfrytëzon atë për të mbuluar çdo dështim të tij si kryetar i qeverisë.

Shembulli më i fundit i propagandës së keqe të kryeministrit është pikërisht procesi i rindërtimit në Thumanë, e cila ishte dhe zona që shënoi dëmet më të mëdha nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit të dy viteve më parë.

Edi Rama ka shpërndarë së fundmi një fotografi e kapur nga lart ku shfaqet Thumana në dritat e prozhektorëve të qeverisë. Dhe ajo që bie në fakt është pikërisht se kur kanë kaluar 15 muaj nga tërmeti, dhe kur janë vjelur me miliona euro për këtë proces, në Thumanën “e ndriçuar” nga Edi Rama nuk ka asnjë ndërtesë të re të përfunduar. Por vetw kryeministri e pohon se Thumana sonte është si Shqipëria sot, në çdo sektor, pra e gjithw Shqipwria gjendet nw rrënoja si vepër kjo e “punëmbaruarve” tw “rilindjes”

“Thumana sonte është si Shqipëria sot, në çdo sektor, një zonë e ndryshuar rrënjësisht me atë që ishte pas tërmetit, ashtu si edhe Shqipëria pas rrënimit të deri para 7 vjetëve e kusur, ku janë vënë bazat e janë ngritur muret, po ku ende duhet shumë punë për të hedhur çatitë e krijuar mjedisin e ngrohtë të zhvillimit, me frymëmarrje plotësisht të lehtësuar të jetës familjare e komunitare!

Thumana sot s’ka krahasim me Thumanën dje, as me atë para tërmetit, por ajo që do të bëhet nesër, kur kjo punë e madhe të jetë kryer plotësisht, s’do ketë krahasim me këtë sonte – njësoj si Shqipëria që është ende një kantier në çdo sektor, ku punët janë akoma larg së qeni të përfunduara!

Sot kemi njëmijë e një arsye për të mos qenë të kënaqur, por kemi një arsye të madhe për të mos u ndalur, bazat e hedhura dhe muret e ngritura me aq shumë mund së bashku, mes vështirësish të jashtëzakonshme”, shprehet Edi Rama në komentin bashkëngjitur fotos.

SHKARKO APP