Pas afganëve dhe ukrainasve, Rama fton edhe nigerianët në Shqipëri edhe pse në vend ka protesta kundër çmimeve

Shqipëria e cila është në krizë dhe kudo ka protesta kundër rritjes së çmimeve, vendi do të hap dyert edhe për nigerianët. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama nga Antalja e Turqisë, ku po flitet për paqen globale.

“Vaksinimi në Afrikë është racizëm i mirëfilltë, por si ta shpjegosh atë që ndodh me nigerianët në kufi, që po përpiqen të dalin.

Sapo u shkruam autoriteteve nigeriane dhe u thamë të vijnë në Shqipëri se është fyese kundrejt nesh dhe traditës sonë që të shohim këto lloj ndasish, po Afganistani, që u tha se do të vijmë të sjellim paqen e demokracinë dhe i lamë edhe më keq se 20 vjet më parë dhe i lamë plotësisht të ekspozuar dhe bashkëpunëtorë të pushtuesit dhe tani u duhet të përballen me jetë a vdekje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndjehem i turpëruar kur thonë që Shqipëria sa mirë e keni bërë ju hapët dyert. Kjo është e tmerrshme se kjo duhet të jetë diçka që të gjitha vendet duhet ta bëjnë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?