Pas disa javësh debate, opozita dhe maxhoranca bëjnë “paqe” në Komisionin Hetimor për PPP në Shëndetësi!
Pas shumë mbledhjesh me debate dhe tensione, sot opozita dhe mazhoranca kanë zhbllokuar punën në Komisionin Hetimor për PPP në Shëndetësi.
Palët kanë rënë dakord për planin e punës për dy javët e ardhshme, të cilat do të fokusohen në vëzhgimin e punës në terren për të parë si funksionojnë koncesionet për sterilizimin dhe check up.
Po ashtu me konsensus u vendos që seancat dëgjimore do të nisin në datën 3 qershor.
“Kjo është një pikë e parë e mirë për punën e komisionit. Kemi diskutuar në lidhje me një plan vizitash. Është dakordësuar që këtë javë dhe tjetrën në vijim, ndërkohë që pritet përgjigjja e kërkesave, u kemi lënë kohë 7 ditë institucioneve, është propozuar plani për vizitat në terren.
Është propozuar që të premten të zhvillojmë një vizitë në spitalin e Durrësit dhe më pas do të vendosim për vizitë në 1 ose 2 qendra shëndetësore apo laboratorë.
Të martën të bëjmë një vizitë te spitali i Traumës dhe do të diskutojmë nëse do të vizitojmë një qendër shëndetësore”, tha Vokshi.
KOHA JONË SONDAZH

