Ambasadorja e SHBA Yuri Kim në Presidencë, në takim dhe ambasadori gjerman
Pas dy takimeve në harkun e 24 orëve me kryeministrin Edi Rama, ambasadorja amerikane Yuri Kim paraditen e sotme është paraqitur në zyrën e Metës në Presidencë.
Takimi i Presidentit me Ambasadoren u zhvillua vetëm pak minuta pas takimit që ai pati me opozitën e bashkuar.
Mësohet se në takim ishte edhe ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf.
Nuk dihet tema e takimit mes tyre, por mendohet se në fokus të diskutimeve të kenë qenë zhvillimet e fundit për shkak të shembjes së Teatrit Kombëtar dhe reforma zgjedhore.
KOHA JONË SONDAZH

