Pas importit të plehrave, Rama deputetëve PD: Do humbisni siç humbët në Dibër
Kryeminsitri Edi Rama po mban fjalën në Kuvend. Ndërsa Rama po mbante fjalën në foltore sa i takon investimeve në Shkodër deputeti Sali Berisha hyn në sallë dhe Rama i drejtohet: “Sali po të prisja ty që të vija tek plehrat se pa të pasur ty përpara nuk flisja dot për plehrat se ti je kompetenti për punë plehrash”
Rama mbron ligjin e ri për importin e mbetjeve, i cili sipas tij nuk është ligji i Saliut, i referohet ligjit të vitit 2011, që u anulua në 2013.
Edi Rama: “Ju jeni plotësisht të justifikuar të mos bëni dallimin mes mbetjeve dhe plehrave dhe ky është problem i juaji. Ligji i ri nuk lejon importimin e plehrave nga jashtë, ndalon në mënyrë eksplicide djegien, groposjen e mbetjeve të improtuara
Industria e riciklimit është në prag të kolapsit
Ju jeni të pariciklueshëm, nuk keni kapacitet. Ju ka mësuar tju thotë se cfarë them unë është e vërteta dhe tani dilni e hani bukë. 120 mijë tonë që sot mblidhet në vend nëse kjo industri mbyllet janë ata që do mbingarkojnë fushat tona të përpunimit.
Thirrja idioteskte le ti mbledhin të gjithë nuk është argument. Europa importon dhe eksporton miliona dhe kompanitë ricikluese në Europë si të gjitha në treg kanë interes të bashkëpunojnë me kompanitë tona për arsye të kostos së prodhimit. Pse vjen Versaçe e Guçi prodhojnë në Shqipëri?
Futeni në beteja që i keni të humbura që në fillim,ndërtoni kauza mbi shpifje. Ju do të humbi siç humbet në Dibër dhe do të humbni edhe me kanabisin dhe do vazhdoni të humbni sa kohë kur une jam përballe jush.
KOHA JONË SONDAZH

