Pas koronavirusit bota do fillojë jetë të re menaxhimi, drejtimi e financimi

Nga prof.dr. Gjok Uldedaj

President i Bordit të Kolegjit Universitar “Qiriazi”​

Efekti karantinë është domosdoshmëri dhe prioritet shëndetësor që duhet zbatuar me rigorozitet maksimal, por nëse nuk i paraprihet për të gjetur ekuilibrin e duhur që ingranazhi ekonomik të vazhdojë të rrotullohet shumë shpejt efekti COVID-19 do të jetë jo vetëm “rrezik” për shëndetin, por edhe “shok” për ekonominë.
Roli i qeverisë është deciziv, për ngadalësimin e infeksionit në ekonomi, pasi ekonomia është një ingranazh lëvizës, ku ndërthuren individët, kompanitë, konsumatorët, si dhe institucionet financiare e bankare.
Situata me Corona virusin vertetojë se globalizimi i produkteve jetike dhe kryesisht atyre bujqësore dhe blegtorale nuk funksionojë dhe do të japi zhvillime të reja, vecanërisht për produktet lokale. Realiteti i ekonomisë shqiptare është totalisht i ndikueshëm dhe pa asnjë pengesë, kryesisht në sektorët më me peshë, siç është industria e turizmit dhe ajo përpunuese, si dy burime kryesore të hyrjes së valutës në vend, krahas sektorit të shërbimeve ku pjesa më e madhe e tyre është e mbyllur.
Qeveria, duhet të krijojë grupe pune me specialistët më të mirë të fushave të ekonomisë për të rekomanduar politikat mbështetëse financiare e fiskale, për të ruajtur sistemin financiar të pa infektuar.
Multi –miliarderit Bill Gates, mendon se bota do të shkundet dhe do kemi korrektime të mëdha, duke zëvëndësuar shumë nga sistemet e vjetruara, për tu përballur me një fillim të ri.
Sigurisht që pas kësaj situate do të lindin sisteme dhe mekanizma të tjerë financiar për ta drejtuar ekonominë në nivele të ndara, pasi sistemi ekzistues është i lodhur dhe mekanizmat kredituese dhe mbështetëse nuk kanë dhënë rezultate, për t’ju paraprirë rreziqeve. Në këtë kontekst bota do të ballafaqohet me sfida të reja që të prodhojë inisiativa të tjera teknologjike e kërkimore, për të udhëhequr një jetë të re globale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?