Pas kthimit në Tiranë, Rama pret policen Ina Nuka: Krenarë për ty

Pas kthimit nga Turqia, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në gishtat të cilat iu plagosën me kapsolle gjatë protestës, kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij efektiven Ina Nuka.

Në këtë takim ka marrë pjesë dhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, ku kanë pyetur Inën për gjendjen e saj shëndetësore.

Rama tha se Ina u kthye në Tiranë pas një operacioni të vështirë, por të suksesshëm dhe do të vazhdojë të shërbejë me edhe më shumë pasion e vendosmëri, në radhët e Policisë së Shtetit.

Ina Nuka: Operacioni shkoi me sukses. Brenda 6 muajsh do kem ndjeshmërinë  e gishtave me thanë mjekët. Më pas do heq penjët dhe do bëj fizioterapi deri sa të merret funksioni i dorës.

Po ashtu gjatë takimit Rama bëri të ditur dhe një vendim që do të marrë qeveria për të mbështetur financiarisht efektiven e plagosur  që ajo të rehabilitohet sa më parë.

“Do bëjmë dhe një vendim për të të dhënë një mbështetje financiare dhe morale, dhe të kesh ndjesinë e plotë të solidaritetit tonë dhe të kesh mundësinë që të rehabilitimin e plotë. Do fillosh pak nga pak punën, për një detyrë të lehtë në fillim dhe më pas me detyra të tjera”, tha Rama.

Efektivja Ina Nuka është shprehur shumë mirënjohëse për ndihmën që qeveria i ka dhënë dhe tha se ishte shumë e lumtur që ajo tashmë ishte mirë nga ana shëndetësore.

“Mjekët atje kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe më thanë se nëse do të kisha shkuar dhe dy orë me vonesë, do të kisha humbur gishtat. Por unë sa shkova më futën direkt në sallë të operimit dhe më kanë ndihmuar shumë”, u shpreh ndër të tjera Nuka.

ina nuka

Ndërsa Rama shtoi se ishte vet presidenti Erdogan që është kujdesur për rastin e Inës.

Në fund Kryeministri teksa e uron për vitin e ri, i kujton edhe një herë se vitin tjetër ata do të luajnë një ndeshje basketbolli së bashku, ashtu siç kishin vendosur ditën që u takuan në spital.

 

SHKARKO APP