Pas kuintave/ Çfare folën Rama dhe Vuçiç aty ku s’ishin kamerat
Të gjithë e panë se si hoqi kufjen kur Rama foli për Kosovën, të gjithë e panë se si u skuq i tëri deri tek jaka e këmishës. Por Lapsi, ka depërtuar më tej. Ka arritur të zhbirilojë deri në drekën e ngushtë që ka pasuar menjëherë konferencën, në pallatin Serbia.”Ishte si një drekë morti, thotë burimi ynë. I vetmi që u mundua ta relaksojë pak situatën ishte ministri i jashtëm Ivica Dacic. Ai filloi të bëjë humor me Ramën duke thënë se “u robtova prej 20 vitesh në pushtet vetëm për të ndihmuar Serbinë. Por pavarsisht notave të tij të humorit kryeministri Vucic nuk fliste fare. Ai piu tre gota verë përpara se të fliste fjalinë e parë” ka thënë burimi ynë i pranishëm gjatë drekës.
Por, edhe pas verës gjendja nuk është normalizuar. Disa herë kryeministri serb i ka thënë Ramës: pse ma bëre këtë? Dhe homologut të tij i mbetej vetëm të përgjigjej: “Nuk kam ctë them Aleksandër, kur të vish në Tiranë thuaji dhe ti të plota ato që mendon për Kosovën. Të premtoj që nuk do ta marr për provokim”.