
Pas Kuvendit Kombëtar që rithemeloi PD sipas Sali Berishës dhe anëtarëve që votuan ndryshimet në Status, ndër të tjera edhe shkarkimin e Lulzim Bashës, sot pritet të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar.
Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së Bashës për këtë mbledhje. Berisha shkruan se Komisioni i Rithemelimit i mandatuar nga Kuvendi konsideron nul dhe qesharake çdo dëshirë të Bashës për të thirrur Këshillin.
Sipas Bashës, sot këshillit do i propozohet shkarkimi i Edi Palokës dhe i anëtarëve të Kryesisë. Kurse Paloka i thirrje pjesës tjetër të anëtarëve, t’i bashkohen PD së rithemeluar me vullnetin e shumicës përfaqësuese të demokrateve e të mos bëhen pjesë e lojës së atyre që për karrige janë gati të shkelmojnë interesat e demokratëve.
Demokratët që munguan në mbledhjen e Kryesisë dhe pritet të shkarkohen nga Basha
Edi Paloka (Kryetar i Këshillit)
Belind Këllici
Ivi Kaso
Albana Vokshi
Aldo Bumci
Gent Strazimiri
Gert Bogdani
Oerd Bylykbashi
Flamur Noka
Ervin Minarolli
Ledina Mandia
Tomorr Alizoti