Pas largimit nga Shqipëria, Yuri Kim zë një post të rëndëshëm në Departamentin e Shtetit

Yuri Kim ka marrë një nga pozicionet më të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit, pas përfundimit të mandatit si ambasadore e SHBA-ve në vendin tonë. Nga burime diplomatike mësohet se Yuri Kim sapo është shpallur zyrtarisht si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane (dhe ushtruese e detyrës së ndihmës sekretarit derisa të konfirmohet Jim O’Brien), duke filluar nga 10 korriku.

Jim O’Brien, detyrën e të cilit do të ushtrojë përkohësisht, është i ngarkuar me sanksionet ndaj individëve qe cenojnë politikat e sigurisë kombëtare amerikane kudo në botë. Departamenti i Evropës është me i madhi dhe më i rëndësishmi në Departamentin e Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?