Pas letrës së Presidentit, Kuvendi i shton 8 milion lekë për shpenzime operative

Gjatë mbledhjes së komisionit, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Arben Idrizi tha se “viti 2015 përkon me 25-vjetorin e rënies së komunizmit në vendin tonë, ku Institucioni i Presidentit të Republikës ka të parashikuar organizimin e ceremonive me pjesëmarrjen e personaliteteve të shquara ndërkombëtare dhe buxheti i alokuar për këtë vit nuk e bën të mundur realizimin e të tilla aktiviteteve. Ky buxhet nuk e bën të mundur organizimin e këtyre aktiviteteve. Ne kërkojme edhe 13 milionë lekë për shpenzime operative”.

Relatori i buxhetit, Bashkim Fino propozoi që Presidencës t’i shtohen edhe 8 milionë lekë për shpenzime operative, ndërsa për aktivitetet fondet të kalojnë rast pas rasti nga Ministria e Financave. ” Unë jam dakord që nga 5 të akordojmë 12 milionë lekë për investime të ndryshme, gjithashtu unë them që dhe për shpenzimet operative kryesisht në lidhje me ngjarje madhore për vendin të rishikohet dhe të diskutohet me Financat”, tha Fino.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?