Pas përjashtimit nga PS, Kokëdhima: Në vend të bizantizmit duhet të ketë kulturë gare

Ish-deputeti flet për reformën në PS: Kam 10 mbështetës që do të përçojnë mesazhet e mia në Asamble

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima tha në një intervistë për “ABC News” se ka 10 bashkëpunëtorë që do të përcjellin mesazhet e tij për reformën e PS-së në Asamblenë Kombëtare të kësaj parite.

Bashkëpunëtori i ngushtë i kryeministrit Edi Rama deri në maj, foli me tezat e opozitës në emër të popullit të varfër dhe një politike që nuk është në funksion të një grushti njerëzish.

Swiss Digital Desktop Reklama

Iu hoq vizë në Asamble e funksione partie Koço Kokëdhimës, i cili deri para pak muajsh identifikohej me bashkëpunëtorin më të ngushtë të kryeministrit Rama, dhe rikthehen të ashtuquajturat “xhaketa të vjetra”, të kohës kur kryetar partie ishte Fatos Nano, ku me vendimin e dy ditëve më parë anëtarët e “rinj” të Asamblesë: Ethem Ruka ; Luan Hajdaraga ; Ilri zela ; Bukurosh Stafa; Mezan Malaj; Mark Nikolli.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Postet nuk janë gjë e rëndësishme për mua. Unë nuk dëgjohem se jam me funskion, dëgjohem se kam personalitet dhe qëndrime”, thotë Kokëdhima.

Duke vijuar më tej, Kokëdhima tha se numëron të paktën 10 bashkëpunëtorë që do të përçojnë gjithësesi në asamble mesazhet e tij për reformimin e partisë.

“Kam dhjetë anëtarë të Asamblesë, aktivë të plotë që përgatisin aktivitete, qëndrime, dokumenta, të cilët do ngrihen atje, do bëjnë fjalime për gjithë çështjet, ashtu siç do t’i ngremë dhe në forume tjera”- u shpreh ish-deputeti i PS-së.

Sipas tij Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës nuk ia doli të shkëputej nga e shkuara.

“Në vend të bizantizmit duhet të ketë kulturë gare, solidariteti, ku performuesit garojnë, vlerësohen, çmohen”- u shpreh Kokëdhima.

Qëndron brenda partisë, por ashtu si Blushi, deri diku dhe si Meta identifikohen me mesazhet e kryeopozitarit Basha në emër të popullit dhe kundër një politike që punon vetëm për një grusht njerëzish.

“Të rinjtë mendojnë të ikin. Shumica e popullsisë, mezi mban frymën gjallë. Shumcia e njerëzve janë nën kërcënimin që u vjen nga pamundësia ekonomike. Të vjetrit të trishtuar dhe pashprese, të lodhur, e kanë lëshuar luftën. Ka një papunësi vrastare. Të lumturit, janë një grusht politikanësh dhe biznesesh të lidhura me ta”- nënvizoi ish-anëtari i Kryesisë socialiste. Është i akuzuar për punësimet si koordinator për jugun, por ja çfarë konstatimi ka tani. “Njerëzit ndihen si skllevër që duhet të blejnë vendet e punës”- tha ai.

Por çfarë ndryshoi dhe kur? Gjithçka u pre sapo Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit, duke u ndërprerë dhe projekti i tij për reformimin e PS-së. “Këtë kam bërë në PS me besimin se kishte vullnet, po vullneti iku në maj 2016, sapo ra mandati im. U zhbënë edhe institucionet e reformës në PS”- nënvizoi Kokëdhima.

Partitë, sipas tij, janë shndërruar në banda politike. “Vetëm e manipulojnë popullin. Partia e udhëheqjes është e lumtur, ajo e njerëzve të thjeshtë e palumtur. Ashtu është edhe në PD”- deklaroi Koço Kokëdhima.

Reagimi popullor, ligji i fortë për partitë, si dhe përzgjedhja e kandidatëve për deputetë përmes paraprakeve në parti do të ndryshonte situatën, thotë ai. “Jam gati për çdo kompromis me këdo, që të bëjmë vepra për njerëzit. Nuk jam për histori të tjera. Nuk jam djali i mirë i lagjes”, deklaroi Kokëdhima në intervistën e tij për “ABC News”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?