Pas shkrimit të botuesit të “Koha Jonë”, reagon Soreca!

Delegacioni i BE-së ka reaguar në lidhje me situatën e gazetarëve në Shqipëri, pas protestës për vrasjen e të riut Klodian Rasha.  “Zyra e BE në Tiranë: BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias. Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin”, – thuhet në njoftimin e zyrës së BE në Tiranë.

Më herët, botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi në një editorial shprehte habinë me heshtjen e Ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim për dhunën dhe shoqërimit në polici të kryeredaktorit Qamil Xhani dhe gazetarëve të mediave të tjera që janë dhunuar këto ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?