Pas rikthimit në PS, Ethem Ruka: Kontribut të njëjtë me atë të ditëve të para të partisë

Një ditë pas vendimit të Asamblesë Kombëtare të PS-së që të rikthejë pranë saj figura të njohura të kësaj partie në kohën e Nanos, si: Et’hem Ruka, Ilir Zela, Bukurosh Stafa dhe Luan Hajdaraga, ish-ministri i Arsimit Ruka ka përshëndetur këtë vendim, duke shprehur konsideratat për këtë vlerësim të anëtarëve të Asamblesë ndaj tij. Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Ruka shprehet se kontributi dhe i kolegëve të gjeneratës së tij mbetet i njëjtë me atë të ditëve të para tyë themelimit të PS-së.

“Gjej rastin të falënderoj gjithë anëtarët e Asamblesë Kombëtarë të PS që votuan për rikthimin tim në këtë forum të rëndësishëm politik. E konsideroj një vlerësim, megjithëse brenda ose jashtë ketij forumi, kontributi im dhe i kolegëve të gjeneratës sime mbetet i njëjtë me atë të ditëve të para të themelimit të kësaj forcë të madhe politike”.

Rikthimi i “Nano”-istëve

Swiss Digital Desktop Reklama

Duket se nevoja për zgjedhjet e ardhshme e ka detyruar kryesocialistin Edi Rama, që të rikthejë në forumin më të lartë të Partisë Socialiste ato figura që ai vetë i përjashtoi gjatë këtyre viteve të fundit, menjëherë pasi u zgjodh kryetar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu ndër vendimet e djeshme të Asamblesë Kombëtare të PS-së, bie në sy se shumë prej tyre njihen si ish-përkrahës të flaktë të paraardhësit të Ramës në krye të PS-së, Fatos Nanos, të cilin kohët e fundit e ka joshur disa herë për të bashkëpunuar.

Kështu në mbledhjen e djeshme janë katapultuar në forumin më të lartë të PS-së, Asamblenë e Përgjithshme, figura të njohura në kohën e Nanos, si: Et’hem Ruka, Ilir Zela, Bukurosh Stafa dhe Luan Hajdaraga. Luan Hajdaraga ka qenë ministër i Mbrojtjes, kurse Et’hem Ruka ministër i Arsimit. Kurse Bukurosh Stafa ka qenë drejtor i Kombinatit Metalurgjik Elbasan, i Shoqërisë Albkrom Sh.A, si dhe deputet. Ai u përjashtua nga partia pasi bashkoi votat me mazhorancën e Partisë Demokratike, gjatë votimit për president të Bamir Topit, gjë që detyroi Ben Blushin në atë kohë të jepte dorëheqjen nga kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Rikthimi i Stafës u paralajmërua pak muaj më parë, që shkaktoi dhe përplasje të forta mes tij dhe Blushit në punimet e PS-së në Elbasan, ku i pranishëm do të ishte edhe vetë Rama. Gjithashtu në Asamblenë e PS-së është rikthyer edhe Ilir Zela, ish-deputet dhe drejtues i lartë i partisë dhe në disa institucione në kohën e qeverisë Nano. Ndërsa përsa u përket drejtuesve të rinj, përveç emërimeve të Taulant Ballës dhe Luljeta Dollani në postet e nënkryetarëve të Asamblesë së re, si dhe të Ulsi Manjës si Sekretar i Asamblesë, po ashtu u votua edhe kandidatura e Ervin Bushatit në postin e Kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës të Financave të Partisë Socialiste.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?