Pas “Sarajeve”, do shpronësohet dhe “Shtëpia e Libohovitëve”, Veliaj: Do të ruhen nga shteti
Pas “Sarajeve të Toptanëve”, nisma e radhës e Bashkisë së Tiranës do të jetë shpronësimi i “Shtëpisë së Libohovitëve” që është ngjitur me pjesën e Kalasë që tashmë është restauruar.
Lajmin e mirë e dha Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë promovimit të vëllimit të parë të librit të Presidentit, Barack Obama, “Tokë e premtuar”, në një vend krejt të veçantë, siç janë “Sarajet e Toptanëve”, rezidenca e parë amerikane në Shqipëri.
“Shpronësimi tjetër do të jetë ish-Instituti i Histori-Gjeografisë, ajo që njihet si “Shtëpia e Libohovidëve” që është ngjitur me pjesën e Kalasë që tashmë është restauruar nga Bashkia e Tiranës. Dhe më vjen mirë që më në fund do të kemi disa elemente në zemër të qytetit që do të ruhen nga shteti, jo vetëm me një pllakatë, por edhe me fonde publike dhe menaxhim edhe me mirëmbajtje publike”, u shpreh Veliaj.
Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash jo vetëm për ruajtjen e disa godinave karakteristike, por dhe promovimin e tyre duke i kthyer në atraksione turistike për turistët e shumtë vendas dhe të huaj.