Pas shumë muajsh, në 24 orët e fundit nuk ka viktima nga Covid-19. Mbi 1700 raste të reja
Pas shumë muajsh luftë me Covid-19, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 1781 qytetarë.
”919 në Tiranë, 93 në Durrës, 68 në Shkodër, 60 në Fier, 59 në Vlorë, 55 në Gjirokastër, 41 në Lushnje, 34 në Berat, 32 në Sarandë, 29 në Lezhë, 25 në Mat, 26 në Kamëz, 70 në Elbasan, 17 në Mallakastër, Korçë, Pogradec, 14 në Skrapar, 13 në Krujë, Kavajë, Patos, Divjakë, 11 në Peqin, 10 në Vorë, Gramsh, Librazhd, 9 në Tepelenë, 8 në Përmet, Kolonjë, Dimal, 7 në Kurbin, 6 në Tropojë, Kuçovë, 5 në Malësi e Madhe, Himarë, Memaliaj, 4 në Pukë, Shijak, Delvinë, Konispol, 3 në Fushë Arrëz, Devoll, Belsh, 2 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Mirditë, Klos, Rroskovec, Selenicë, Dropull, Këlcyrë, 1 në Dibër, Cërrik”.
Janë 10,789 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 278 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,664 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (07 Janar 2022)
Raste të reja ditore 1,781
Të shëruar në 24 orë 278
Të shtruar në spitale 111
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 8,105
Testime totale 1,516,613
Raste pozitive 216,686
Raste të shëruara 202,664
Raste Aktive 10,789
Humbje jete 3,233
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,155
Fier 1009
Durrës 914
Elbasan 757
Shkodër 690
Vlorë 688
Berat 380
Gjirokastër 392
Lezhë 308
Korçë 261
Dibër 145
Kukës 90