Pas sukseseve në ekonomi, Rama: S’ka rritje pagash dhe pensionesh

Kryeministri Rama nga foltorja e Parlamentit deklaroi se nuk do të ketë rritje pagash dhe pensionesh pa dalë nga borxhet që e la qeveria e kaluar.

Kreu i qeverisë tha se kemi bërë një rritje duke iu ulur taksat dhe rritja mesatare nga rroga është 7%.

“Nuk ka rritje rrogosh në kohën kur kemi gjithë këto borxhe dhe pa nxjerrë anijen që po mbytet në breg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi bërë një rritje duke iu ulur taksat dhe rritja mesatare nga rroga është 7% në tre vitet e fundit nga taksa që e kishit më të madhe për pastruese se për 15 katëshin ne e kthyem përmbys dhe një rritje rrogash indirekte e përfituan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani flasim për një rritje nominale të rrogave, sa dhe si do të jetë do iu njoftojmë kur ta vendosim.

Rritja do të jetë më e madhe se cdo vit kur Saliu ka rritur rrogat, pastaj sa më e madhe sesa vite bashkë këtë do ta shikojmë’ deklaroi Rama.

Kryeministri replikoi edhe me deputeten e PD, Jorida Tabaku që tha se kanë rënë investimet dhe se korrupsioni është rritur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?