Pas takimit me Metën, Basha mbledhje urgjente me aleatët

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka thirrur mbledhje me aleatët në selinë e PD-së direkt pasi zhvilloi një takim me Presidenti Meta. Mbledhja pritet të nisë në 13:30.

Një ditë pasi paraqiti prova të reja për atë që ai e cilëson si grusht shteti të mazhorancës përmes kapjes së institucioneve, Presidenti Ilir Meta thirri sot në zyrën e tij kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, të cilin e njohu me faktet e reja lidhur me skandalet e fundit të qeverisë “Rama”.

Sipas një njoftimi të shkurtër të zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi, mësohet se kreu i shtetit e njohu Bashën me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, si dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.

Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.

Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.

Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

SHKARKO APP