Pas takimit me Metën, Nishani: I tronditur nga faktet e papublikuara që disponon
Në vazhdën e takimeve të Presidentit Ilir Meta me ish-presidentët, në lidhje me situatën ku ndodhet Gjykta Kushtetuese, këtë të enjte në Presidencë mbërriti ish-presidenti Bujar Nishani. Pas takimit, në një deklaratë për mediat, ai tha se është i tronditur nga faktet e papublikuara që disponon Presidenti Meta. ”Një kaos dhe anarki dhe sulm të rëndë të kushtetutës. Prishje të balancave dhe goditje e ashpër e rëndë barbare publike ndaj Kushtetuetës dhe Reformës. Me aktin që ka ndodhur në kushtetuese ku kuvendi dhe mazhoranca jo vetëm nuk njeh tagrin e Presidencës. U njoha edhe me disa cështje të pa bëra publike të Presidentit. Që tregojnë për një tendencë për të minuar Presidencën. Ndaj e mbështes presidentin plotësisht në qëndrimin e tij. Proces i Reformës është sistem që shqiptarët po duan ta mbajnë gjallë. I takon presidentit të bëjë publike, por cdo veprim është në kompleksitetin për minimin e procesit që ka ndjekur presidenti për ndërtimin e shtetit të së drejtës”.
Kur gazetarët e pyetën rreth ngërçit të krijuar në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Nishani tha se Kushtetuta e Shqipërisë është bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe nuk ka asnjë arsyetim që çështja të dërgohet sërish atje. “Nuk bëjë komente të asnjë ambasadori. I respektoj por është e rëndësishme që gjithçka mbi ven të jetë kushtetuta dhe ligjet. Komisioni i Venecias nuk ka asnjë lloj baze asnjë arsyetim. Komisioni i Venecias në rastin e Reformës në Drejtësi i ka dhënë rekomandimet e saj . Në bazë të tyre janë shkruar Kushtetutat. Këto tre çështje janë. Kushtetuesja përbëhet nga 9 anëtarë 3 Kuvendi, 3 Presidenti dhe 3 gjykata e Lartë. E dyta, Anëtari i parë zgjidhet nga Presidenti me pas sipas radhës. E treta anëtari i Kushtetueses fillon punën pas betimit tek Presidenti. Këto nuk kanë nevojë për interpretim pasi janë shkruar në kushtetute”.
I pyetur nëse Presidenti Meta është vënë nën presion, Nishani ka deklaruar se kjo gjë nuk është e vërtetë. ”Nuk është presidenti nën presion. Në pikëpamjen time. Vërtetohet se presidenti nuk ka mundur të vihet nën presion. Padyshim që mua më tronditën fakte të cilat janë nën ecurinë e kapjes së sistemit të Drejtësisë. Duke u munduar të infektojnë rëndë pavarësinë dhe profesionalizmin që është Kushtetuesja. As për shpërndarjen e parlamentit nuk folëm. Është qartazi sot se Kuvendi nuk ka 140 deputetë dhe kanë shteruar të gjitha aktet kjo i takon më së pari Kushtetueses”.