Pas takimit me Ramën, Vuçiç kërkon që shqiptarë të fluturojnë drejt SHBA nëpërmjet Serbisë
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ia ka vënë syrin Aeroportit të Prishtinës. Ai po kërkon që të vendoset një linjë direkte e fluturimeve Prishtinë-Beograd nga “Air Serbia”, në mënyrë nga atje pasagjerët nga Kosova të fluturojnë drejt Nju Jorkut.
“Duhet të bëjmë më shumë hapa në mënyrë që të vendosim një linjë fluturimesh nga Beogradi drejt Prishtinës sepse kjo për ne ka shumë rëndësi. Duam që të jemi qendër e rajonit-për transport dhe politikë” ka thënë Vuçiç.
Ai pret që 20 për qind e pasagjerëve në vijën Beograd–Nju Jork të jenë shqiptarë. Këto komente Vuçiç i ka bërë pas takimit të djeshëm me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama
KOHA JONË SONDAZH

