Pas ultimatumit të Ramës, japin dorëheqjen drejtorët në bashkinë e Vlorës

Pas ultimatumit të qartë të dhënë nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtorët e institucionit lokal kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryebashkiakut Ermal Dredha.

Bëhet me dije se menjëherë pas largimit të Ramës nga ambientet e institucionit të enjten, Ermal Dredha ka mbledhur të gjithë drejtuesit dhe ka kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e tyre.

Gjatë takimit të djeshëm me përfaqësuesit e pushtetit vendor në bashkinë e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika dhe pakënaqësi për punën e kryer nga ky institucion në pikun e sezonit turistik, duke i kërkuar kryebashkiakut Ermal Dredha të shkarkojë të gjithë drejtorët e bashkisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe socialistët e Vlorës. Rama ka komanduar si drejtues të PS në qytetin bregdetar, Klevis Kason dhe Eriona Ismailin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?