Pas vendimit të Strasburgut, SPAK heq sekuestron për serverat dhe kompjuterat e “Lapsi.al”
Politikë E Enjte, 6 Maj 2021 12:51
Pas ndërhyrjes së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, Gjykata e Posaçme e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Shkallës së Parë lidhur me sekuestron ndaj serverit, kompjuterave dhe telefonave të gazetarëve të portalit “Lapsi.al”.
Ishte Strasburgu që urdhëroi shfuqizim të vendimit.
Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, drejtuesit e Lapsi.al Andi Bushati dhe Armand Shkullaku apeluan vendimin.
KOHA JONË SONDAZH

