Pasi foli në Kuvendin e Shqipërisë/ Zelensky: Të vegjël në hartë, por me zemër të madhe (VIDEO)

Pas një videomesazhi në Kuvendin e Shqipërisë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka publikuar videon e mesazhit të tij, ndërsa bashkëngjitur ka vlerësuar mbështetjen e Shqipërisë.

“Dekada më parë, Ukraina dhe Shqipëria zgjodhën rrugën e demokracisë dhe integrimit evropian. Ne nuk devijuam nga kjo rrugë. Së bashku, ne jemi të përkushtuar për zhvillimin e lirisë dhe një Evropë të bashkuar.

Dhe unë besoj se kur të vijë koha për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, vota juaj do të jetë në mbështetjen tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam i sigurt që tani të gjithë në botë po tregojnë karakterin e tyre të vërtetë. Dikush është i madh në përmasa, por shumë i vogël kur duhet të jesh i guximshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe dikush është i vogël në hartë, por përzemërsia është një nga më të mëdhatë. Faleminderit Shqipëri! Ju falënderoj për mirësinë tuaj”, shkruan Zelensky.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?