Pasuritë e sekuestruara nga SPAK, Kraja: Jo e lehtë t’i nxjerrësh në shitje kur i kanë boss-ët e krimit

”Nuk është kollaj t’i nxjerrësh në shitje dhe të marrësh të ardhura prej tyre”. Kështu u shpreh Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Arben Kraja, gjatë raportimit të punës për vitin 2020 në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në fjalën e tij, Kraja foli për pronat e sekuestruara nga SPAK.

”Ligji parashikon procedurën nga bllokimi, në sekuestrim etj. Ka problematika. Janë prona të personazheve të njohur botës së krimit, nuk është kollaj t’i nxjerrësh në shitje dhe të marrësh të ardhura prej tyre. Vende të tjera i kanë shembur. Por nuk na takon ne si prokurori se çfarë do të bëhet me pronat e sekuestruara”,-tha Kraja.

Po ashtu Kraja tha se SPAK ka dorëzuar 117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive të luajtshme të paluajtshme dhe biznese, 62 kërkesa për konfiskim dhe janë dhënë 27 vendime, vetëm 2 nuk janë pranuar.

“Prokuroria e Posaçme ka qenë e përfshirë në disa operacione të tjera, ku përfshihen sekuestrimet e pronave, hetimet për pastrimet e parave. Kemi arritur të çojmë 7 persona në gjyq vitin e kaluar dhe kemi dërguar edhe një rast, të suksesshëm ku persona të tjerë dënohen për pastrim parash. Kemi marrë dhe vendim konfiskimi ditët e fundit. Kemi dhe kontribute konkrete. Kemi kontribuar për hapjen e negociatave, me një rast, me kryenegociatorit kam marrë pjesë në një delegacion në Gjermani për sfidat që kemi. SPAK ka dorëzuar 117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive të luajtshme të paluajtshme dhe biznese. 62 kërkesa për konfiskim janë dhënë 27 vendime, vetëm 2 nuk u pranuan”, tha Kraja.

SHKARKO APP