Patozi: Ende herët për t’u gëzuar nga ikja e Bashës, la një fushë të minuar

Astrit Patozi, thotë se është ende herët për t’u gëzuar nga dorëheqja e Lulzim Bashës, pasi thotë se ka lënë një fushë të minuar. Për të varet se si do ta lexojnë protagonistët e tjerë ikjen jo aq të padjallëzuar të kryetarit tashmë të larguar nga zyra e selisë së PD.

Postimi i plotë

ËSHTË HERËT PËR T’U GËZUAR NGA IKJA E BASHËS

Swiss Digital Desktop Reklama

Dorëheqja e Lulzim Bashës ishte e pritshme, madje tmerrësisht e vonuar. Dhe si çdo gjë në këtë botë që zvarritet gjatë nuk është e thënë patjetër që të bëjë mirë edhe kur më në fund litari këputet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj është shumë herët për ta parë atë si një çlirim të madh për fatin e mëtejshëm të Partisë Demokratike. Mendoj se ajo i ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet për perspektivën e saj politike, pasi ka lënë prapa një fushë të minuar.

Tani varet shumë sesi do ta lexojnë protagonistët e tjerë ikjen jo aq të padjallëzuar të kryetarit tashmë të larguar nga zyra e selisë së PD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?