Patozi: Ja kaq është diferenca, politikanët në perëndim ikin pa humbur zgjedhjet!

Politikani i njohur Astrit Patozi ka bërë një reagim në lidhje me zgjedhjet në Gjermani. Sipas tij largimi i Angela Merkel është një shembull, që duhet të merret edhe në vendin tonë nga klasa politike. Ai ka ironizuar me mesazhin e tij edhe Lulzim Bashën.

“JA KAQ ËSHTË DIFERENCA…

Në perëndim politikanët ikin edhe pa i humbur kurrë zgjedhjet, ndërsa në Shqipëri ata nuk largohen edhe po t’i vrasësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sepse humbjet nuk i quajnë fare problem, por thjesht etapa krejtësisht normale të karrierës së tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja kaq “e vogël” është diferenca e për pasojë edhe kontrasti mes dy botëve”, ka shkruar Patozi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?