Patozi: Na duhet modeli politik i Olldashit në vend të atij të Berishës
“Ta themi shkoqur. Sali Berisha hyn tek politikanët karizamtikë, tek politikanët patetikë, në një farë mënyrë tek mënyra e të bërit politikë, kjo deri diku është e justifikueshme sepse së pari, Berisha ishte brenda natyrës së tij e ka pa asnjë lloj sforcimi këtë gjë dhe së dyti, i shkonte në kontekstin e kohës. Në një farë mënyre ai perceptua si udhëheqësi i një lëvizjeje apo revolucioni që përmbysi një sistem dhe solli një sistem tjetër dhe ndoshta kjo shoqëri kishte nevojë për këtë lloj antikomunizmi. Sot kjo nevojë nuk është më dhe nuk e kuptoj pse ka ende njerëz që e ndjekin Sali Berishën për ta imituar atë, madje edhe duke qenë kundërshtarë të tij. Nuk shkon kjo. Nuk ka arsye për mua. Tek e fundit ai ishte një model suksesi i opozitës që përmbysi komunizmin por edhe sepse e ka bilancin të tillë që në 23 vjet PD ishte 13 vjen në pushet.- tha Patozi.
Ai u pyet se çfarë nënkupton me këtë model. “Ne tashmë na duhet një model tjetër dhe Olldashi kishte shumë karakteristika të këtij modeli që i duhet kësaj shoqërie. Unë shpresoj që kjo të ndodhë tek PD dhe e djathta në përgjithësi. Kur flas për një “model Olldashi” nënkuptoj atë që njerëzit janë të lodhur me hipokrizinë politike e cila manifestohet sidomos tek patetizmi i politikanëve që pretendojnë se janë për të hyrë në histori. Olldashi ishte për koelgjialitetin dhe marrjen e vendimeve sa më kolegjiale.- tha ish-kreu i grupit parlamnetar të PD sot një deputet “në rreshtin e dytë” siç pëlqen ta quajë ai veten.