Patozi: Në Shqipëri duhen 7 ditë për të numëruar keq votat

Deputeti i PD, Astrit Patozi u ndal sot në Kuvend në procesin zgjedhor. Duke bërë një paralelizëm me zgjedhjet në Amerikë, Patozi tha se ndërsa në SHBA votat u numëruan për 7 orë, në Shqipëri duhen minimum 7 dit për ti numëruar ato keq.

Patozi: Dhe për të menduar se rezultati për të zgjedhur njeriun më të fuqishëm në botë doli vetëm 7 orë pas mbylljes së kutive, ndonëse ishin më shumë se 120 mln amerikanë që kishin votuar, ne që kemi 100 fish zgjedhës më pak na duhen 7 ditë për ti numëruar keq dhe mos më keq votat.”

Dhe mirë që kemi 26 vjet që nuk e zgjidhim, duke e përkeqësuar, por tani themi se nuk ka më kohë për të ndryshuar diçka. Kështu që do ta prishim dhe kësaj radhe. Unë po e përsëris shqetësimin, ka gjithmonë kohë për të mbyllur njeherë e mirë derën e manipulimeve dhe deformimeve që na vijnë për shkak të procesit të votimit dhe numërimit. Do të ishte minimum që kjo qeveri duhet të bënte për zgjedhjet e ardhmshme për qytetarët e vet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?