Patozi: S’ka nevojë për triumfalizëm, klasa politike bëri detyrën

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, deklaroi për gazetarët pak momente më parë se nuk kishte vend për triumfalizëm.

Teksa hynte në selinë e Parlamentit, Patozi u shpreh se klasa politike kishte bërë detyrën.

“Nuk ka nevojë për triumfalizëm. Nuk besoj se ka vend që asnjëra palë të ketë triumfalizëm në këtë çast. Kemi bërë thjesht dhe vetëm detyrën tonë, atë që ndoshta duhet ta bënim prej shumë kohësh më përpara”, tha Patozi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?