PBDNJ: Opozita kërkesë lëgjitime për rekomandimin 88
Partia Bashkimi për te Drejtat e Njeriut vlerëson punën e bërë deri tani, për reformën në drejtësi, duke inkurajuar vazhdimin pa humbur kohe të dialogun dhe negocimit, për t’u dakordësuar për çështjen e fundit që mban peng reformën.
PBDNJ vlerëson si legjitime kërkesën e opzoitës, opozitës për rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias.
“Krahas rëndësisë madhore për vetë fatet e drejtësisë, një zhvillim i tillë do të përbënte precedentin më të çmuar në rrugën e gjatë dhe të vështirë të reformave europianizuese të jetës së vendit”, thuhet në deklaratën e Partia Bashkimi për te Drejtat e Njeriut.
KOHA JONË SONDAZH

