PD: 2 javë pas mbylljes së kufijve, qeveria nuk ka asnjë plan për kthimin e shqiptarëve
Partia Demokratike ka denoncuar sot mungesën e angazhimit nga qeveria për të kthyer në atdhe shqiptarët që kanë mbetur jashtë kufijve si pasojë e krizës së koronavirusit.
Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Arben Kashahu tha sot në një deklaratë për mediat se qeveria “Rama” po u mohon shqiptarëve të drejtën për t’u kthyer në vendin e tyre!
Kashau tha se shteti është i detyruar të vendosë në funksion të këtij qëllimi të gjitha mjetet dhe mundësitë për të realizuar shpëtimin e qytetarëve të tij.
“Është e papranushme, cinike dhe jo-shtetare përgjigja e kryministrit se nuk ka më vende për Shqiptarët për t’I kthyer në vendin e tyre. “Nuk ka më vende”, është togfjalëshi më braktisës me të cilin i është drejtuar Shqipëtarëve ndonjëherë një kryeiministër. “Listat janë bërë prej kohësh” ,“vendet janë mbushur” janë togfjalëshat më diskriminues që evokojne diferencimin mes qytetarëve të një shteti, ditët që kërkohet më shumë se kurrë solidariteti njerëzor e kombëtar”,- tha Kashau.
KOHA JONË SONDAZH

