PD: 22- vjeçari me 3 gram hashash çohet në vdekje, “Escobari” bredh i lirë

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vetëvrasjen në burgun e Rrogoshinës të të riut Estref Halili nga Kolonja e Lushnjes. Me një deklaratë për median nga selia blu, Grida Duma foli për dy standardet e qeverisë: qëndron në krah të bandave e trafikantëve, shtyp pa mëshirë të vobektit.

“Me Edi Ramën, Klement Balili që e kërkon gjysma e policive të Europës, e cilësohet nga CNN si, Eskobari i Ballkanit, trafikanti më i madh i drogës në rajon, gëzon mbrojtje, liri, pushtet, madje dhe zyrë të lartë drejtuese në shtet, dhe asgjë nuk e gjen atë, edhe pse duhej arrestuar prej majit të vitit 2016”, u shpreh Duma.

Sipas saj, “me Edi Ramën, një i ri 22-vjeçar, Estref Halili, i arrestuar nga policia sipas familjarëve të tij me 3 gram hashash, trajtohet pa mëshirë, dhe shtyhet drejt vetëvrasjes në qeli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto janë dy standardet e Edi Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në shërbim të trafikantëve, të krimit të organizuar, të bandave që kontrollojnë drogën në rajon, dhe i dhunshëm me të pamundurin, me të vobektin që është kapur me 3 gram hashash.

Kjo është padrejtësia që ka mbjellë ai, në këtë vend, që po trondit sot shoqërinë, që po vret shpresën.

Ne e dimë se frymëzuesi e kësaj klime është Edi Rama, por ata që kanë direkt dorë në vdekjen e 22 vjeçarit, duhet të dalin para drejtësisë.

Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të hetojë me urgjencë dhe seriozitet të gjithë procedurat që janë ndjekur nga policia dhe autoritetet e burgjeve në rastin e 22-vjeçarit Estref Halili. Të hetojë e të nxjerrë para ligjit përgjegjësit”.

estref-halili

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?