PD: Aleatët e “Shtëpisë së Ilirit” po shantazhojnë njëri-tjetrin!

Partia Demokratike vijon sulmet distancë me ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa thekson se çdo votë për Metën dhe Berishën mban më shumë Ramën në pushtet.

PD ka shpërndarë një video-mesazh në rrjetet sociale dhe shkruan se “Non grata do ti përdorë demokratët për hallin e tij dhe aleatëve të tij për partinë e re të Shtepisë së Ilirit”.

Mesazhi i PD:

Non Grata kërkon vota për logon e LSI dhe sulmon Logon e PD. Non grata është në hall të madh. Sa më shumë i rritet halli ,aq më shume gënjen e mashtron. Sa më shume bashkohen demokratët, aq më shumë i sulmon burracaku. Siç e ka bërë vetë të qartë non grata, çdo votë per kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, është votë për Edi Ramën, njësoj si në vitin 2013. Non grata do ti përdorë demokratët për hallin e tij dhe aleatëve të tij për partinë e re të Shtepisë së Ilirit.
Aleatët brenda shtëpisë së Ilirit, shantazhojnë njëri tjetrin dhe janë peng i korrupsionit të tyre.
Çdo votë për Berishën e Metën, mban Ramën.

SHKARKO APP