PD-Alibeaj: Siguria kombëtare ka rënë, po heshtet për ngjarjen e Rinasit

Partia Demokratike ka dënuar sot heshtjen e qeverisë për ngjarjen e grabitjes në aeroportin e Rinas, madje e ka konsideruar një kërcënim të sigurisë kombëtare.

Në një deklarate për media, mesditën e së shtunës, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj shprehet se: “Prej 10 ditësh, goditja më e rëndë e sigurisë kombëtare, pushtimi me armë e me maska i aeroportit të vetëm ndërkombëtar, është shoqëruar me heshtjen e plotë qeverisë”.

“Drejtori i Kufirit në Ministrinë e Brendshme, e ka konfirmuar vetë se policët kanë qënë fare pranë vendit ku ndodhi grabitja, por sipas tij nuk kanë pasur fushëpamje. Në fushën e hapur të pistës së avionëve, policët nuk kanë arritur të dallojnë persona me maska dhe të armatosur që grabisin disa thasë me euro dhe ikin pa u hyrë ferrë në këmbë. Këto rrethana, kalimi i 10 ditëve pa gjetur asnjë autor, ngjarje të rënda të përsëritura në këtë aks që është një nyje strategjike, dëshmojnë rënien e çdo standardi të sigurisë në këto 3 vite” , tha Alibeaj .

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?