PD: Atentati ndaj gazetarit, bandat mafioze po fitojnë çdo ditë e më shumë pushtet
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2015/12/99cab68bfe5d90795d3b37d36741c4d8_M.jpg)
Kështu deklaroi sot zëdhënësja e Partisë Demokratike, e cila i kërkon prokurorisë të hetojë shpejt e të vërë para ligjit autorët e porositësit e atentatit ndaj gazetarit Çani, i cili ka investiguar sipas saj mbi vrasjen mafioze të bankierit Santo, aferën korruptive me CEZ, kontrabandën e naftës së Albpetrol, e shumë dëshmi tronditëse që kanë prishur humorin e qeverisë.
“Me Edi Ramën, bandat mafioze në vend, kanë arritur deri aty sa të tentojnë ekzekutimin e një gazetari që guxon të flasë, të denoncojë, të tregojë të vërteta tronditëse.
Artur Çani nxorri në publik dëshminë e qytetarit që kishte dijeni për vrasësit e bankierit Santo, dëshmi që implikoi drejtuesit më të lartë të Policisë dhe segmentet qeveritare.
Me emisionin e tij ai ka denoncuar afera skandaloze të qeverisë, si ajo me 8 milionë euro te kompanisë CEZ.
Çani ka denoncuar kontrabandën e naftës së Albpetrolit të Koco Kokëdhimës, një skandal me përmasa të jashtzakonshme.
Gazetari investigues ka një seri emisionesh, që kanë prishur në mënyrë të përsëritur humorin e qeverisë.
Kanë prishur humorin e një qeverie që është në bashkëjetësë të plotë me krimin”, deklaroi ajo.