PD, Basha: Qeveria, milionat për vete, kërbaçin për qytetarët
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuza qeverinë për zhdukjen e 200 milionë dollarëve me kontrabandë, korrupsion, e vjedhje nëpër dogana e tatime. Basha i ka ilustruar humbjet edhe me një tabelë të të ardhurave.
Me anë të një statusi në Facebook, kryedemokrati Basha shkruan se edhe me buxhetin e rishikuar sërish dëmi është i madh.
“Ja konfirmimi zyrtar për 200 milionë dollarë kontrabandë, korrupsion dhe vjedhje në dogana dhe tatime.
Edhe me buxhetin e rishikuar firoja është 30 milionë dollarë.
Milionat për vete, kërbaçin për qytetarët. Çfarë përrallë do rrefejë kokoshi 200 milionësh tani?”, shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

