PD-Bode: Buxheti i qeverisë, më shumë taksa për 95% të shqiptarëve

Bode shpjegon se “pas rritjes me 50% të taksës mbi korporatat vitin e kaluar, në projektbuxhetin e vitit 2015 rritet edhe tatimi  mbi dividentin nga 10-15%, ose me një efekt rritje prej 10 milion dollarë. Rriten taksat mbi depozitat, nga 10 ne 15%, që ka një efekt prej 12 milionë dollarë.  Rritet taksa mbi qeratë, nga 10 ne 15% duke synuar që prej kësaj takse, në buxhetin e shtetit të arkëtohen edhe 10 milionë dollarë shtesë. Po ashtu, rritet taksa mbi çdo të ardhur tjetër nga 10 në 15%. Vetëm prej kësaj takse qeveria synon të marrë 28 milionë dollarë. Nëse i shohim, të gjitha taskat mbi të ardhurat, taksat mbi korporatat, taksat mbi biznesin rriten në nivelin 15%. Një masë e tillë e bën vendin tonë vendin me taksat më të larta, duke humbur çdo avantazh konkurues me vendet e tjera të rajonit, të cilat vijojnë që këtë nivel taksash ta kenë në masën 9-10-11%”, tha Bode.

SHKARKO APP