PD bojkot Kuvendit? Paloka: S’kthehemi pa Vetting-un e politikës

Nënkryetar i Partisë Demokratike, Edi Paloka konfirmoi se opozita nuk do të kthehet në Parlament për sa kohë nuk plotësohen kërkesat e saj.

”Në cilin Parlament të shkojmë? Në atë Parlament ku janë përdhunuesit? Ata që mbrojnë përdhunuesit? Përfaqësuesit e krimit? Aty të shkojmë dhe ne, të bëhemi pjesë? Ne në atë Parlament nuk shkojmë. Nuk është vetëm Vetting-u. Nëse Rama e pranon këtë, ne do të futemi të realizojmë këtë akt; nëse nuk e bën, do të reagojmë në formë tjetër”, deklaroi Paloka për ”TCH”.

Paloka mendon se Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti pa ndihmën e protestave popullore: ”Ajo që duhet të bëjë opozita është që duhet t’i bëjë thirrje popullit që të dalë në rrugë dhe të rrëzojë qeverinë. Duhet të mblidhet dhe të dijë të rezistojë derisa Rama të ikë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?