PD bojkoton festën e Xhafës për miratimin e reformës

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komisionin e Posaçëm të Reformës në drejtësi nuk marrin pjesë në pritjen e thirrur sonte në orën 19:00 nga kreu i këtij komisioni, Fatmir Xhafa, me rastin e miratimit me konsensus të reformës në Kuvend javën e shkuar.

Një ditë më parë nënkryetari demokrat i këtij komisioni, Oerd Bylykbashi paralajmëroi mungesën në këtë pritje, duke thënë se është koha për angazhime serioze dhe jo për vetëkënaqësi.

Në këtë pritje janë të pranishëm edhe ambasadorët Lu e Vlahutin, të cilët u angazhuan shumë për miratimin e reformës në drejtësi. Lidhur me këtë pritje reagoi ashpër një ditë më parë edhe ish-kryeministri Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bylykbashi tha se Rama me të tijët duan të festojnë për dështimin që morën nga miratimi i reformës në drejtësi, duke qenë se drafti i tyre që synonte kapjen e sistemit u rrëzua.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?