PD depoziton në Kuvend iniciativat për dekriminalizimin dhe komisionet hetimore‏

Partia Demokratike depozitoi në Kuvend dy iniciativa ligjore: për dekriminalizimin dhe komisionet hetimore parlamentare.

Konkretisht, propozimi për dekriminalizimin, parashikon sipas saj, përjashtimin nga politika për funksionarët dhe të zgjedhurit kur ata arrestohen në kushtet e flagrancës të krimit kundër jetës apo shëndetit.

Kurse propozimi tjetër pamundëson bllokimin nga mazhoranca të punës së komisioneve hetimore përmes mospranisë së anëtarëve të mazhorancës, siç ka ndodhur deri tani në rastet e Komisionit Hetimor për Serverin e Tatimeve dhe Komisionit Hetimor për Emërimet në Administratën Publike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?