PD dhe LSI: Të anulohet koncensioni Milot-Balldren

Demokratët hoqën një paralele mes koncesionit të rrugës Milot-Balldren dhe atij të Unazës së Re për të treguar se pas projektit fshihet një tjetër aferë e madhe korruptive. “Bëhet fjalë për projektin 260 milionë euro të rrugës prej 17 kilometrash Milot-Balldren. Ndryshimi, në rastin e Milot-Balldre, është se për grabitjen e radhës nuk u shpik një kompani me dokumente të falsifikuara, por qeveria ia dha kontratën PPP, me ofertë të pakërkuar, një kompanie të vogël që, zyrtarisht,është në pronësi të një ish deputeti të Partisë Socialiste, Agim Kola.”, u shpreh Tabaku.

Në kontratë parashikohet të paguhet 15 milionë euro për kilometër, por sipas Jorida Tabakut vlera mund të rritet.

“Në kontratë vlera shkon në 216 mln euro, bashkë me TVSH do të kushtojë 256 mln euro. Por kjo nuk është kosto përfundimtare. Në tabelën e përgatitur për pagesat për projektet PPP vlera është 295 mln Euro, edhe 40 milionë euro më shumë”, tha Tabaku.

Hije dyshimi ngrihen edhe për kompanitë fituese. Pasi është në pronësi të një operatori të vetëm, kompanisë ANK të deputetit socialist Agim Kola.

“Kjo skemë korruptive gjigande, që siç tregohet në tabelën e siguruar nga Partia Demokratike, qe do të ketë efekte për 15 vitet në vijim, duhet të ndalet menjëherë. Kjo kontratë, nqs kalon në parlament, do të jetë subjekt I Ligjit Antimafia, së bashku me një listë kontratash abuzive të denoncuara nga Partia Demokratike”, u shpreh Tabaku.

Lëvizja Socialiste për Integrim përmes Petrit Vasili e denoncoi rastin edhe të ndërkombëtarët. Përmes një letër të hapur, Vasili i kërkoi delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë dënimin e ashpër të aferës.

SHKARKO APP