PD dhe PS shpallin fitoren në Dibër akoma pa filluar numërimi i votave!

Deklarata e PD-së

Zëdhënësja e shtabit elektoral të Partisë Demokratike në Dibër, Irini Shehu është shprehur e lumtur gjatë daljes së saj për mediat 60 minuta pas mbylljes së procesit të votimit.

Sipas informacioneve paraprake që disponon PD e Dibrës, kandidati demokrat Sherefedin Shehu është kryebashkiaku i ri i Dibrës.

“Procesi i votimit është përmbyllur. Tani që procesi ka përfunduar, me rëndësi është mirëmbajtja e transportit të kutive. Sipas informacioneve paraprake, Sherefedin Shehu është kryebashkiaku i ri i dibrës. Prisni dhe pak do ta tregojë rezultati”, është shprehur Irini Shehu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëdhënësja e shtabit të PD në Dibër theksoi gjithashtu se ka patur shantazhe ndaj votuesve, por përgëzoi qytetarët dibranë për kurajën e treguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Deklarata e PS-së

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti ka dalë menjëherë në një deklaratë për mediat pas mbylljes së procesit të numërimit.

Ajo u bëri thirrje autoriteteve që të sigurojnë transportimin e materialeve zgjedhore dhe theksoi se kandidati socialist Muharrem Rama është fitues i këtyre zgjedhjeve.

“Dibranët e kanë bërë sot zgjedhjen e duhur. Na mbetet të lexojmë votat. Ajo që kërkojmë ka të bëjë me faktin që subjekte politike duhet të pranojnë rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Fitorja e kandidatit tonë është brenda kutive dhe këtë do ta dëshojmë në fund të numërimit”, është shprehur Blerina Gjylameti.

E pyetur nga gazetarët se sa do të zgjasë procesi i numërimit, deputetja socialiste tha se pritet që të përfundojë pasditen e nesërme

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?