PD: Dhunuesit e kryetarit në Sarandë do të japin llogari

 

Partia Demkratike ka reaguar sot per sulmin ndaj kryetarit te saj te deges në Sarande. 

Në reagimin e selise blu thuhet e "Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe sulmin banditesk ndaj kryetarit të Degës së Sarandës z. Hariz Mema. Ne i kërkojmë autoriteteve të rendit dhe prokurorisë të veprojnë pa asnjë vonesë për arrestimin e autorëve të këtij krimi të shëmtuar dhe për venien e tyre para drejtësisë si dhe zbardhjen e motiveve dhe porositësve të këtij akti të ulët banditesk. Partia Demokratike i uron shërim të shpejtë z. Mema dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë njerëzor dhe politik me të dhe familjen e tij. Dhunuesit dhe porositësit e këtij sulmi do të japin llogari deri në një".

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?