PD: Duam votim dhe numërim elektronik
Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore nga PD, Oerd Bylykbashi gjatë prezantimit të qëndrimit të PD, deklaroi se shumica po shmanget, ndërsa jemi ndeshur me refuzimin e PS dhe LSI.
Bylykbashi thotë se identifikimi, votimi dhe numërimi elektronik janë garancia e vetme për votën e lirë dhe të ndershme. Sipas tij, teknologjia në votim e bën të pamundur ndërhyrjen e komisionerëve në procesin zgjedhor dhe brenda pak orëve shpallet rezultati.
“Kërkojmë dekriminalizimin e procesit zgjedhor. KQZ bëri gjithcka për t’u zgjatur ditët në detyrë njerëzve të tij të inkriminuar. Ata që të kandidojnë duhet të mendohen mirë, pasi dekriminalizimi është kusht nga BE. Komisionet zgjedhore 4-3 që propozon shumica janë kthim pas, u zgjidh në 2005. Votimi dhe numërimi elektronik është garancia e vetme, pasi nuk lejon ndërhyrjen e komisionerëve në procesin zgjedhor” tha Bylykbashi.
Përsa i përket financimit të partive, Bylykbashi tha se fushatat kushtojnë miliona euro. “Shpenzohen para nga një rreth i korruptuar. Kjo duhet të ulet në mënyrë drastike, që politika të mos jetë peng i krimit dhe biznesit. Prandaj kemi propozuar financim 100% të procesit, duhet të ketë transparencë të plotë për këtë proces”,- tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

