PD e Berishës ulet në negociata me mazhorancën

U fol që dje se PS dhe PD e Berishës kanë filluar negociatat e fshehta.

Sot Konferenca e Kryetarëve u mblodh dhe u fol për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Në Konferencë është rënë dakord që PS dhe PD të ulen për të diskutuar mbi objektin e hetimit për kontratat koncesionare në shëndetësi dhe për sistemin TIMS.

Përveç socialistëve, Elisa Spiropali, Ermonela Felaj, Bledi Çuçi, Klotilda Bushka, Kodheli, Pëllumbi, Bumçi dhe Naço, të pranishëm në mbledhje janë dhe demokratë. Mes tyre, nënkryetarët e Rithemelimit, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj.

Prej disa kohësh, krerët e grupeve parlamentare të PS-së, Çuçi dhe Bardhi nga opozita, kanë nisur negociatat për të kthyer jetën normale parlamentare.

Negociatat kanë nisur me ndërhyrjen e kryeparlamentares Lindita Nikolla, për shtensionimin e situatës. Por më saktë kjo ka ndodhur pas ndërhyrjes së ambasadës amerikane në Tiranë.

Pas konferencës së kryetarëve, ka dalë Bledi Çuçi, shefi i deputetëve të PS i cili në thelb pranoi konsensusin me palën e Berishës.

Mes rreshtave Çuçi nënkuptoi se opozita e Berishës e ka kuptuar se nuk arrin gjë me bilbila, por vetëm me bisedime.

SHKARKO APP