PD e LSI: Ti bashkohemi protestës së studentëve
Opozita e bashkuar bën thirrje për tu bashkuar me protestat e studentëve por dhe të qytetarëve të pakënaqur për të larguar Ramën nga qeveria.
“Dua të jem i qartë pa asnjë mëdyshje. Edi Rama e ka shtyrë Shqipërinë në buzë të greminës. Pas Enver Hoxhës ai është njeriu më i dëmshëm që ka patur ndonjëherë Shqipëria. Largimi i tij nga pushteti është i domosdoshëm për të ndalur fundosjen e Shqipërisë”,-u shpreh kreu i Demokratëve Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvendin e Partisë Demokratike që po mbahet sot tek Pallati i Kongreseve
“O sot o kurrë!” tha kryetarja e LSI-së , Monika Kryemadhi duke iu drejtuar strukturave të LSI-së në Durrës. “Të hënën bashkojuni studentëve. Nëse nuk i bashkohemi pa flamuj partiak e karta anëtarësie do të jetë shumë vonë për ata, për ne dhe Shqipërinë. Sfida e Shqipërisë nuk është që të mbajmë Edi Ramën në pushtet dhe një grusht të vogël njerëzish por hapja e negociatave, integrimi në BE. Secili ti hipë furgonit dhe ti bashkoheni. O sot o kurrë, kemi shansin dhe mundësinë ti japim një shpresë të rinjve se ky vend do bëhet një ditë. Vetëm Edi Rama nuk bëhet. Ai është që mban peng Shqipërinë dhe zhvillimin e Shqipërisë, negociatat dhe reformën në drejësi, reformën zgjedhore”.