”PD e Rithemeluar, parti e gjallë”, Vokshi: Vij si bijë me origjinë kosove. E pafalshme që Rama sot është me Vuçiç
Gjatë fjalës së saj në protestën kundër dyshes Rama-Vuçiç për nismën ”Open Balkan”, deputetja demokrate Albana Vokshi ka shprehur krenarinë për të qenë në këtë protestë si bijë me origjinë kosove që është. Po ashtu Vokshi tha se është e pafalshme që Rama sot është me Vuçiç dhe jo këtu.
”Faleminderit sot ju që jeni mijëra sot që i jeni përgjigjur thirrjes së Sali Berishës për protestë. Ky është premtimi i parë i mbajtur që do të tregojë se PD e rithemeluar është parti jo e gjumit letargjik por e premtimeve të mbajtura. Asnjëherë s’ka dalë as Shqipëri e as Kosovë që të cënojë këtë bashkim.
Është krenari të jesh sot në këtë protestë madhështore. Është protesta e parë e organizuar nga një parti politike ndaj një çështje kombëtare. Unë jam bijë shqiptari aq edhe kosovare. Unë jam me origjinë nga Gjakova dhe Peja e Istogu. Për mua protesta e sotme sjellë një emocion të dyfishtë si me rrënjet e mia nga Kosova.
Jam unë sot në këtë protestë për Kosovën e gjyshërve të mi, për Shqipërinë time, për Kosovën time që gjaku i gjyshit tim të mos shkojë dëm. Është e pafalshme që Edi Rama është me Vuçiç në vend që të jetë këtu. Jam e gëzuar që sot opozita është e gjallë”.