PD: Edi Rama në panik del në mbrojtje të Shukriut

Në debatin për zgjedhjet në Dibër është përfshirë dhe Partia Demokratike, e cila me anë të zëdhënëses Ina Zhupa, theksoi sot se: “Edi Rama mori sot në mbrojtje një prej akteve më të rënda që ka provokuar mbarë shoqërinë shqiptare, siç ishte favori seksual që kërkoi Shukriu i tij në Dibër në këmbim të një vendi pune”.

“Duke sulmuar Presidentin e Republikës, për shpalljen e dekretit të zgjedhjeve në Dibër, Edi Rama u rreshtua në krah të abuzimit me pushtetin, në krah të perversitetit, në krah të aktit të ish-kryetarit të Bashkisë së Dibrës, akt të cilin e ka dënuar cdo shqiptar, i majtë, i djathtë i paparti. Pretendimi i sotëm i Edi Ramës është fare qesharak nga ana ligjore, pasi Gjykata Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e Shukriut për të qendruar në detyrë, e njofton Presidentin me shkrim, dhe nuk ka nevojë në këtë rast ta publikojë vendimin në fletoren zyrtare. Kodi Zgjedhor thotë qartë se data e zgjedhjeve caktohet jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 dite nga data e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe se Presidenti i Republikes është i detyruar ta dekretoje datën brenda 48 orësh nga njoftimi i Gjykates Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar Presidentin zyrtarisht në të njëjten datë me vendimin, pra me 1 gusht. Dekreti i Presidentit është plotësisht sipas ligjit”, shprehet Zhupa.

“Ky pretendim qesharak i Ramës sot është thjesht një maskë për të mbrojtur Shukriun. Është ky kryeministër që mbron të inkriminuarit, mbron të dënuarin për përdhunim në Kavajë, mbron Bushin në Krujë, mbron Bardhin në Kurbin, të cilët janë subjekte të njohura të dekriminalizimit, për shkak të së kaluarës kriminale. Për të mbrojtur me cdo kusht pushtetin, dhe i kapur në panik nga vota e qytetarëve, tani Edi Rama del në mbrojtje edhe të Shukriut të Dibrës. I mban dhe i mbron Edi Rama, bushin, roshin, bardhin, shukrin sepse me ta ndan pushtetin, dhe me ta kërkon të prishë zgjedhjet e ardhshme. Por Edi Rama nuk e ndalon dot gjykimin popullor me votë në Dibër me 11 shtator, e shumë shpejt në gjithë vendin, në cdo fshat e qytet. Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën”, shtoi Zhupa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?